Google ADS

Protesta të dhunshme kundër izolimit në Liban, humb jetën një person

18:05 | 28 Janar 2021
Arbresh.info

Një person ka mbetur pa shenja jete në Liban pas përplasjes së protestuesve me policinë.

Protesta të dhunshme u zhvilluan pas njoftimit për një izolim të radhës kundër koronavirusit, shkruan AFP, transmeton arbresh.info

Omar Tayba u godit nga një plumb, të mërkurën vonë, në të tretën ditë të protestave të dhunshme në Tripol, tha vëllai i të ndjerit. “Vëllai im ishte duke i përcjell protestat nga afër kur u plagos,” vazhdoi ai. Ai ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin ku ishte shtruar.

29 vjeçari, i punësuar në një furrë, u bë viktima e parë e shënuar nga protestat e dhunshme.

Shumë qytetarë kanë mbetur pa asnjë të ardhur pas njoftimit për izolim të vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.  Ky izolim do të vazhdoj nga dy javë deri në 8 shkurt./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme