Protesta në Stamboll pas arrestimit dhe shkarkimit të kryebashkiakut nga opozita

20:53 | 31 Tetor 2024
K.B

Qindra njerëz u mblodhën sot në Stamboll për të protestuar kundër arrestimit dhe largimit të kryetarit të bashkisë nga partia më e madhe opozitare e Turqisë, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me një grup të ndaluar militant kurd, raportoi AP.

Kryetari i qarkut Esenyurt të Stambollit dhe anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP), Ahmet Ozer, është arrestuar dje nga policia antiterroriste, për shkak të lidhjes së tij të dyshuar me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Qeveria turke zëvendësoi sot Ozerin me zëvendësguvernatorin e Stambollit, të cilin kreu i CHP-së, Ozgur Özel dhe politikanë të tjerë e cilësuan si “grusht shteti”.

Demonstruesit mbushën sheshin në Esenjurt, pasi qeveria ndaloi një tubim para godinës së bashkisë.

Disa mbanin pankarta që shkruanin: “(Ne duam) një kryetar bashkie të zgjedhur, jo një kryetar bashkie të emëruar” dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme