Në orën 6:00 të mëngjesit, aktivistë të huaj për mbrojtjen e lumenjve në Ballkan dhe banorë të Dragobisë në Tropojë protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi Valbonë. Ata bllokuan hyrjen për në kantierin e ndërtimit, pikërisht aty ku firma koncesionare po kryen pjesën më të madhe të punimeve.
Nuk pati përplasje mes palëve, edhe pse protesta nuk kishte marrë leje nga policia. Bllokimi i hyrjes në kantier zgjati rreth 3 orë, më pas manifestuesit u shpërndanë paqësisht.
Punimet për ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë vazhdojnë me intensitet të lartë. Tuneli që do të zhdukë rrjedhën e Valbonës për disa kilometra merr formë dita-ditës. Po ashtu, po punohet edhe në pjesët e tjera ku do të devijohet uji me tuba. Banorët ndodhen në kushtet kur një vendim gjykate apeli që ndalonte vazhdimin e punimeve është rrëzuar nga një gjykatë e një shkalle më të ulët. Në këtë pikë, ata kërkojnë më shumë unitet.
Chatherine Bohne është një nga amerikanet më të famshme në Shqipëri. Pasi u mahnit nga bukuritë e Luginës së Valbonës, ajo prej vitesh ka ngritur një bujtinë të vetën buzë lumit, ku edhe jeton. Chatherine është nismëtarja dhe aktivistja kryesore kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe nuk fsheh zhgënjimin se si funksionojnë gjërat në Shqipëri: “Po punojnë pa leje ndërtimi dhe kundër vendimit të gjykatës. Ku është shteti? Nëse nuk ka shtet, ka popull”.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...