Protesta në Izreal, policia arreston protestuesit

11:01 | 13 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Grupi i protestuesve që u mblodh përpara shtëpisë së Netanyahut në Kuds, hodhi slogane kundër Netanyahut për shkak të dështimit të tij në luftën kundër COVID-19.

Mijëra protestues në qytete të ndryshme të Izraelit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Në qytetet Kuds, Tel Aviv dhe në Kaysariyye në veri mijëra protestues me pishtarë dhe pankarta në duar hodhën slogane kundër Netanyahut dhe kërkuan dorëheqjen e tij nga detyra e kryeministrit.

Sipas lajmit të transmetuesit zyrtar Kan, grupi i protestuesve që u mblodh përpara shtëpisë së Netanyahut në Kuds, hodhi slogane kundër Netanyahut për shkak të dështimit të tij në luftën kundër COVID-19.

Në artikullin e gazetës “Yedioth Ahronoth” thuhet se policia izraelite arrestoi 13 persona nga protestuesit. Ndërkohë protestuesit e mbledhur në shumë ura dhe kryqëzime në qytetin Tel Aviv bllokuan trafikun dhe kërkuan dorëheqjen e Netanyahut.

Ndërsa në qytetin Kaysariyye në veri protestuesit u mblodhën para shtëpisë së Netanyahut dhe mbajtën pankarta me mbishkrimet “Kemi ardhur për të shpëtuar nga errësira”.

Në protestat që mbahen pa ndërprerë për rreth 25 javë gjatë çdo të shtunave në Izrael, protestuesit izraelitë dalin nëpër rrugë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu duke vënë theksin se qeveria ka keqmenaxhuar krizën e COVID-19./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme