Google ADS

Protesta në Indonezi kundër deklaratave anti-islame të Macron-it

11:32 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Në dy qytete të Indonezisë janë mbajtur protesta kundër deklaratave anti-islame të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në qytetin Medan në rajonin e Sumatras Veriore dhe në qytetin Yogyakarta në rajonin e Javës Qendrore u mbajtën protesta kundër presidentit francez i cili ka dhënë deklarata ani-islame dhe ka mbrojtur karikaturat me objektiv profetin Muhammed.

Në protestën e organizuar nga grupi Forumi Ukhuwah Islamiyah (FUI) në Yogyakarta morën pjesë qindra persona të cilët hodhën slogane kundër Macron-it dhe mbanin pankarta me mbishkrimet “Franca, terroristi më i madh i botës”, “Bojkot kundër Francës” dhe “Macron, armik i Islamit”.

Kreu i FUI-së, Syukri Fadholi në një fjalim tha: “Dënojmë Macron-in i cili ofendon Islamin dhe i cili lejon publikimin sërish të karikaturave kundër profetit Muhammed. Retorikat me përmbajtje urrejtjeje të Macron-it, janë tregues se ai ka mendime ‘perverse‘ dhe problem mendor”.

Thirrje për bojkot

“Macron duhet t’u kërkojë falje muslimanëve për shkak të veprimeve të tij që dëmtojnë fenë dhe lirinë e ndërgjegjes”, tha Fadholi, duke bërë thirrje për bojkotimin e mallrave dhe markave franceze.

Deklaratat e Macron-it me objektiv Islamin dhe muslimanët pas vrasjes me prerjen e kokës të një mësuesi që u tregoi nxënësve në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed më 16 tetor dhe shfaqja në muret e ndërtesave e karikaturave të revistës franceze Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed shkaktuan reagime dhe protesta në botën islame.

Ndërkohë presidenti francez, Macron ka deklaruar se nuk do të tërhiqen nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhammed./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme