Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji; në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore; në Serbi kundër dhunës së shtetit. Në Gjermani ka pasur protesta të para të “jelekëve të verdhë”.
“Ku po shkon Europa?”, është pyetja që ngre opinionisti David Ehl në një analizë për “Deutsche Welle”-n.
Në Hungari, gjithmonë e më shumë njerëz po mobilizohen kundër “ligjit të skllevërve” që prej votimit të tij në Parlament, të mërkurën e kaluar.
Me 10 mijë apo ndoshta 15 mijë pjesëmarrës, tubimet e së dielës përbënë kulmin e një vale protestash, siç nuk kanë ndodhur në këtë vend gjatë mandatit tetëvjeçar të Orbanit.
Edhe në Francë, protestat e “jelekëve të verdhë” shpërthyen pas planeve për një ligj polemizues.
Në Shqipëri, – vazhdon shkrimi, – që nga fillimi i muajit studentët po protestojnë për uljen e tarifave të shkollimit. Në universitetet shtetërore, tarifat variojnë nga 160 deri në 2.560 euro, ndërkohë që të ardhurat mesatare në vendin e varfër ballkanik janë vetëm 350 euro.
Megjithatë, demonstruesit në kryeqytetin e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të vendit, gjithnjë e më shumë po shtojnë kritikat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, me bllokimin e rrugëve, ata tërhoqën vëmendjen për varfërinë e përhapur në vend dhe çmimet e larta të karburantit.
Edhe në Beograd, në këtë fundjavë, mijëra vetë dolën sërish në rrugë. Shumë prej tyre e shprehën zemërimin ndaj qeverisë me “bilbila” si në protestat masive kundër regjimit të Milosheviçit në vitet 1990.
“A po ndodh tani në rrugët europiane ‘ngrohja globale’ e klimës politike?”, pyet Ehl, ndërsa në të gjithë këtë valë protestash në pjesë të ndryshme të kontinentit mund të gjesh fare lehtë një emërues të përbashkët: pakënaqësinë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...