Protesta në Egjipt kundër presidentit

20:31 | 21 Shtator 2019
Arbresh.info

Demonstruesit në Egjipt akuzojnë presidentin dhe ushtrinë për korrupsion. Qindra vetë dolën në rrugë për të protestuar kundër lidershipit të vendit të frymëzuar nga një egjiptian në ekzil.

Të premten në mbrëmje qytetarët egjiptianë kërkuan rrëzimin e presidentit, Abdel Fatah El-Azizi, sipas pamjeve të ofruara në rrjetet sociale. Mediat opozitare raportuan për demonstrata në Sheshin Tahrir në Kajro, Aleksandri, Suez dhe Mansura. Në Kajro shumë demonstrues janë arrestuar, ka raportuar, portali online i pavarur “Mada Masr”.

Raportohet, se forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës.

Protestat dhe kritikat kundër presidentit, gjeneralit Al-Zizi i cili rrëzoi nga pushteti në vitin 2013, presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Mursi, ndalohen në masë të madhe.

Sipërmarrësi egjiptian në ekzil dhe aktori, Mohamed Ali bëri thirrje javën e kaluar për protesta kundër presidentit, Al-Sisi duke i ngritur në këmbë egjiptianët. Ai akuzoi presidentin egjipitan dhe ushtrinë e vendit për korrupsion. Sipas të dhënave të veta, Mohamed Ali ka bashkëpunuar me vite me ushtrinë egjiptianw. Javën e kaluar, presidenti Al-Zizi i hodhi poshtë akuzat./dw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme