Në Armeni kanë shpërthyer protesta kundër kryeministrit të ri, me organizatorin që thotë se është “revolucioni jo i dhunshëm kadife”.
Demonstruesit kundërshtojnë votimin e parlamentit për ish presidentin Serzh Sargsyan si kryeministër, transmeton portali arbresh.info.
Deputeti opozitar Nikol Pashinyan i bëri komentet në kryeqytetin Yerevan, afër parlamentit të vendit.
“Ne duhet të paralizojmë të gjithë sistemin shtetëror dhe pushteti duhet të kalojë tek njerëzit”, tha ai.
“Serzh Sargsyan duhet të shohë se nuk ka Armeninë për të sunduar dhe askush nuk ka për të sunduar”.
Pashinyan u bëri thirrje protestuesve në Yerevan dhe në qytete të tjera për të bllokuar institucionet shtetërore.
Demonstruesit në kryeqytet kanë mbyllur ministrinë e brendshme dhe prokurorinë, ndonëse policia po rrethon parlamentin ku ligjvënësit po e konfirmojnë z. Sargsyan./Arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...