Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan në Armeni bllokuan trafikun në disa rrugë në kryeqytetin Jerevan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Edhe sot në kryeqytetin Jerevan kanë vazhduar protestat që cilat filluan pasi Pashinyan pranoi humbjen përballë Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut të pushtuar nga Armenia.
Protestuesit bllokuan trafikun në disa rrugë në qendër të qytetit dhe brohoritën me slogane kundër dhe për dorëheqjen e Pashinyan.
Në pamjet e publikuara në median armene, vërehet se disa nga policët përpiqen të zhbllokojnë sërish trafikun nëpër rrugë duke drejtuar automjetet e tyre mbi protestuesit.
Ndërkohë, janë arrestuar disa nga protestuesit të cilët u shpërndanë me ndërhyrjen e policisë.
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën