Protesta masive para ambasadës amerikane

21:23 | 31 Dhjetor 2019
A. B.

Qindra irakenë protestuan para ambasadës amerikanë ne Baghdat, pas sulmeve ajrore amerikanë që vranë 25 luftëtarë nga grupi Shia të mbështetur nga Irani.

Duke thirrur “poshtë SHBA”, turma e protestuesve hynë brenda kompleksit të ambasadës amerikane në kryqytetin iraken, ku i vunë flakën zonës së pritjes.

Për shkak të trazirave dhe shkallës së lartë të rrezikut, ambasadori amerikan në Irak dhe stafi u evakuuan.

Më herët qindra protestues u mblodhën para ambasadës dhe hodhën shishe uji duke shkatërruar kamerat e sigurisë. Ata madje shkelën dhe dogjën edhe flamurin amerikan.

Kryeministri i përkohshëm i Irakut Adel Abdul Mahdi urdhëroi largimin menjëherë të protestuesve nga territori i ambasadës.

Protesta e dhunshme në Irak vjen vetëm 2 ditë pas sulmeve të ushtrisë amerikane kundër Kataib Hezbollah të mbështetur nga Irani. Një javë më parë një ushtar amerikan humbi jetën gjatë një sulmi me raketa në një bazë ushtarake Irakiane.

Ndaj dhe protestat e dhunshme tregojnë refuzimin e ndikimit të SHBA-ve në Irak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme