Google ADS

Protesta masive në Zvicër kundër masave kufizuese

00:09 | 4 Prill 2021
Trina Galanxhi

Policia në Zvicër është detyruar që të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues që protestonin kundër masave kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Policia deklaroi se protestuesit ishin të mbingarkuar me sende dhe se ata ishin të detyruar që të përdornin plumba gome për vetëmbrojtje, transmeton portali arbresh.info

Më vonë në mbrëmje, policia njoftoi se kokteje Molotov dhe sende të tjera djegëse ishin hedhur ndaj anëtarëve të saj, kështu që policia përdori gaz lotsjellës.

Ata i bënë thirrje protestuesve që të mos sulmojnë policinë ose të dëmtojnë pronën dhe të shpërndahen të qetë.

Sipas Tagblatt, rreth 1.000 njerëz dolën në rrugët e ST Gallena, një qytet me rreth 75,000 njerëz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme