Protesta të dhunshme kanë goditur Senegalin për të tretën ditë me rradhë.
Protestuesit kanë djegur makina dhe janë përplasur me forcat e rendit pas arrestimit të liderit të opozitës Ousmane Sonko, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Katër persona kanë humbur jetën për shkak të trazirave, tha Ministri i Brendshëm.
Ousmane Sonko u paraqit në gjykatë të premten i akuzuar për prishjen e rendit publik. Ai gjithashtu përballet me një akuzë për përdhunim.
Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa mbështetësit e tij thonë se ato janë të motivuata politikisht.
Ministri i Brendshëm Antoine Felix Abdoulaye Diome u zotua të përdorë “të gjitha mjetet e nevojshme për një kthim në rend”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje protestuesve dhe policisë që të përmbahen nga dhuna.
Të premten policia hapi gaz lotësjellës ndaj mbështetësve të Z. Sonko, të cilët ngritën barrikada të improvizuara në kryeqytetin Dakar, ku toka ishte e mbuluar me mbeturina të djegura dhe njerëzit brohorisnin “Liri për Sonko”.
Dy kanale televizive private që mbuluan protestat janë pezulluar për 72 orë nga qeveria.
Disa nga protestuesit kanë shënjestruar bizneset në pronësi të Francës si supermarkete dhe stacione benzine sepse ata thonë se nën Presidentin Macky Sall, Franca ka zgjeruar interesat e saj ekonomike në ish koloninë e saj./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia