Qindra njerëz janë mbledhur në Romë sot në një protest të pa lajmëruar, ku janë kundërshtuar masat kufize në Itali.
Ata protestuan për të treguar gjendjen e vështirë të njerëzve që përballen me pasojat ekonomike të bllokadës. Mediat raportojnë se protesta u organizua nga grupe të ekstremit të djathtë, transmeton portal arbresh.info
Protestuesit që u mblodhën në kryeqytetin italian pas marrëveshjes në rrjetet sociale, ndërsa kanë brohoritur duke thënë se ‘virusi është një mashtrim për të provokuar një krizë’, se ‘ka njerëz që nuk kanë marrë rrogë për katër muaj dhe se ata jane te uritur’.
“Ka njerëz që nuk kanë asgjë për të ngrënë. Ata na kanë lënë të vdesim”, tha një grua nga Bergamo, qyteti më i prekur nga Covid-19.
Mediat botërore raportojnë se kishte shkëndija në protestën e nisur në grupin në Facebook: Mars në Romë.
Policët ndërhynë për të parandaluar lëvizjen e tyre të mëtejshme nëpër rrugë, raportojnë mediat italiane.
“Ne do të qëndrojmë këtu, do të vendosim tenda. Qeveria na ka tradhëtuar”, tha një tjetër protestues.
Covid-19 ka marrë më shumë se 33 mijë jetë në Itali dhe ka shkaktuar një pasiguri të madhe ekonomike.
Italia ishte vendi i parë në Europë që prezantoi masa të rrepta të karantinimit, dhe siç u njoftua, më 3 qershor, ajo do të hap kufijtë rajonal dhe shtetëror për mbërritjet nga vendet e Shengenit.( Foto: AP) /arbresh.info/
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...