Polakët që mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian, kanë protestuar të dielën në gjithë shtetin, pas shqetësimeve se mund të largohen nga blloku evropian.
Më 7 tetor, Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka marrë vendim që, disa artikuj të ligjit të BE-së, nuk janë në përputhje me kushtetutën polake.
Organizatorët kanë mbajtur protesta në më shumë se 100 qytete e qyteza, dhe rreth 100,000 persona janë mbledhur vetëm në kryeqytetin polak, Varshavë.
Vendimi i gjykatës ka refuzuar parimin kryesor se ligji i BE-së ka përparësi ndaj legjislacionit kombëtar.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, e ka mbrojtur vendimin.
“Ne kemi të drejtat e njëjta sikurse shtetet tjera. Ne duam që këto të drejta të respektohen”, ka thënë ai në një postim në rrjetin social, Facebook, pas marrjes së vendimit.
Ai po ashtu ka insistuar se “vendi i Polonisë është dhe do të mbetet në familjen e kombeve evropiane” dhe partia e tij ka thënë se nuk ka plane për largim të shtetit nga ky bllok.
Politikanë opozitarë, aktivistë dhe artistë kanë dalë nëpër protesta.
Liderët në gjithë BE-në kanë kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë./REL/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...