Qeveria e Pakistanit i bëri thirrje për ndihmë ushtrisë së vendit për shkak të mijëra protestuesve të mbledhur në kryeqytetin Islamabad. Gjatë përplasjeve u njoftua se ishin plagosur mbi 100 anëtarë të forcave të sigurisë dhe dhjetëra protestues.
Protestuesve u ishte dhënë urdhër për t’u shpërndarë paqësisht ditën e sotme, por ata nuk e zbatuan.
Disa grupe islamiste kanë organizuar ulje në rrugë dhe sheshe gjatë 20 ditëve të fundit, për shkak të një ndryshimi që i ishte bërë formulës së betimit të zyrtarëve të zgjedhur, për të cilin thonë se cënon besimin e tyre fetar.
Protestat masive kanë paralizuar kryeqytetin e vendit dhe të paktën dy persona, njëri fëmijë, kanë humbur jetën për shkak të pamundësisë së ambulancave për të udhëtuar drejt spitaleve.
Protestat u përhapën me shpejtësi edhe në qytete të tjera. Përplasje mes policisë dhe protestuesve pati në Lahore dhe në Karachi. Qeveria mbylli kanalet mediatike të lajmeve dhe bllokoi qasjen në Facebook, Twitter dhe Youtube, në përpjekje për të parandaluar shtimin e protestave./voa
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...