Protesta masive në Nju Jork kundër vaksinimit të detyrueshëm

21:54 | 29 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Mbi 1 mijë njerëz janë mbledhur në rrugët e Nju Jorkut për të protestuar kundër detyrimit të vaksinës Covid-19.

Protesta është në reagim ndaj kërkesës së re për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart për të treguar prova që ata kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 për të hyrë në restorante ose bare, palestra dhe argëtime të brendshme si filma dhe teatro, transmeton portal arbresh.info

Mandati i ri – i quajtur ‘Çelësi për NYC’ – hyri në fuqi më 17 gusht.

Kryebashkiaku i Nju Jork tha se do të kërkojë nga të gjithë punonjësit e Departamentit të Edukimit që të marrin të paktën njëren dozë të vaksinës deri me 27 shtator.

Protestuesit e kanë quajtur detyrimin e marrjes së vaksinës si “tirani mjekësore”.

“Unë preferoj lirinë e rrezikshme mbi skllavërinë paqësore”, ishte një nga pankartat që mbahej në duart e një protestuese, shkruan DM.

Njerëzit kundër vaksinës kanë argumentuar se ata janë të shqetësuar me efektet afatgjata nga vaksina dhe aluduan për raste të mëdha pse vaksina nuk funksionon.

Në anën tjetër, profesionistët e shëndetit kanë thënë se shumica e rasteve të paraqitura me koronavirus gjatë ditëve të sotme është për shkak të përhapjes në masë të variantit Delta.

Varianti ka goditur rëndë popullatat jo të vaksinuara, ndërsa njerëzit e vaksinuar kanë qenë në gjendje të luftojnë simptomat.

SHBA, përfshirë edhe Nju Jorkun kanë qenë të goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme