Aktivistët dhe banorë të Brukselit kanë marrin pjesë në një marshim në mbrojtje të klimës duke mos u mjaftuar me parulla, por janë shtrirë përtokë duke bllokuar lëvizjen e makinave nëpër rrugë.
Ata akuzuan liderët evropianë se nuk janë në rrugën e duhur për të kufizuar ngrohjen globale Qeveria flamande akuzohet për hipokrizi.
Në mbështetje të tyre në Glasgow u mblodhën dhjetëra mijëra aktivistë që kërkuan veprime më të guximshme, globale mbi ndryshimin e klimës. Studentë, aktivistë dhe njerëz të shqetësuar për klimën u grumbulluan pavarësisht motit të ftohtë e të lagësht.
Ata kanë valëvitur flamuj të kuq dhe kanë mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Kapitalizmi po vret planetin”.
Të rinjtë protestues fajësuan kompanitë për krizën klimatike dhe brohoritnin për përqafimin e socializmit ndërsa mbanin ngritur grushtat në ajër. Sipas tyre kriza klimatike ka të bëjë me mbijetesën e njerëzimit dhe i takon të rinjve dhe punëtorëve, klasës punëtore, të sjellin ndryshimin që është i nevojshëm për të parandaluar këtë katastrofë klimatike./tvklan/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...