Demonstruesit organizuan protesta në Sheshin Paris pranë rezidencës së Netanyahut në Kudsin Perëndimor.
Të paktën 27 persona u arrestuan në demonstrata kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, thanë zyrtarët të shtunën.
Policia tha se protestat u mbajtën në Sheshin Paris pranë rezidencës së Netanyahut në Kudsin Perëndimor, duke shkatuar mbylljen e rrugëve dhe trazira publike.
Protestuesit organizuan tubime në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Kuds dhe Tel Aviv, duke kërkuar dorëheqjen e Netanyahut për shkak të akuzave të korrupsionit kundër tij dhe dështimit në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, thanë mediat.
Mijëra veta demonstruan në Kuds, kurse policia ndërhyri herë pas here ndaj protestuesve.
Një protestues 82-vjeçar në Tel Aviv vdiq pasi u përplas nga një makinë gjatë tubimit.
Viktima, Dror Soffer, ishte babai i Drejtores Ekzekutive të Facebook-ut për Izrael, Adi Soffer-Teeni, theksohet në raportimet e mediave.
Netanyahu po përballet me akuza korrupsioni për ryshfet, rrënim të besimit dhe mashtrim.
Ai ka mohuar të gjitha keqbërjet dhe ka formuar qeverinë e unitetit kombëtar me udhëheqësin e partisë Blu dhe Bardhë Benny Gantz në prill./AA/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...