Në protestën ku morën pjesë qindra persona u hapën pankarta me mbishkrimet në anglisht dhe greqisht të tilla si “Evropë mos vrit-hapi kufijtë”.
Në Berlin janë mbajtur protesta kundër kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, për shkak të politikave të Bashkimit Evropian (BE) dhe Greqisë ndaj refugjatëve.
Lëvizja “Seebrücke” ka zhvilluar protestë përpara Shoqatës Ekonomike Gjermane ku zhvillohet Forumi Ekonomik Gjermani-Greqi me pjesëmarrjen e kancelares Merkel dhe kryeministrit Mitsotakis.
Gjatë hyrjes në ndërtesë të dy liderët janë përballur me fishkëllima dhe sloganet “Hapni kufijtë”.
Merkel dhe Mitsotakis pas pritjes nga zyrtarët para ndërtesës kaluan në sallën e takimit.
Në protestën ku morën pjesë qindra persona u hapën pankarta me mbishkrimet në anglisht dhe greqisht të tilla si “Evropë mos vrit-hapi kufijtë”.
Po ashtu protestuesit shpalosën fotografi nga situata e refugjatëve në Greqi dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet “Hap kufijtë, shpëto jetë, lufto kundër fashizmit”, “Jo mure, ndërtoni ura”, “Evropë kalo në veprim”.
Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës u theksua se Merkel dhe Mitsotakis zhvillojnë në mënyrë të qetë bisedimet për bashkëpunimin ekonomik ndërkohë që BE-ja vazhdon politikën e saj çnjerëzore.
Gjithashtu në fjalime u kritikua edhe hapja e zjarrit ndaj refugjatëve nga policia greke si dhe dhënia e ndihmës monetare për Greqinë nga BE-ja dhe Gjermania./aa/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...