Australia sot ka përjetuar një ditë të rëndë, pasi mijëra qyetarë kanë protestuar kundër karantinës dhe masave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Disa policë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes me protestuesit, transmeton portal arbresh.info
Policia e Shtetit Victoria tha se gjashtë oficerë policie u shtruan në spital.
Rreth 700 persona arritën të mblidheshin në pjesë të Melburnit, ndërsa 2,000 policë siguruan që ata të mos hynin në qendër të qytetit, duke ngritur pika kontrolli dhe barrikada.
Transporti publik në qytet u pezullua.
235 persona u arrestuan në Melburnë, ndërsa 32 në Sidnej.
Australia është duke luftuar me një epidemi të virusit delta në Sidnej dhe Melburnë që nga mesi i qershorit. Të dyja qytetet kanë qenë nën karantinë të rreptë për javë të tëra.
1,882 raste të reja të koronavirusit u raportuan të shtunën, shumica në Sidnej./arbresh.info/
https://twitter.com/_evelynrae/status/1439102631738167301?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1439102631738167301%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D09dd%3D18nav_category%3D78nav_id%3D1924581
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...