Mbi 100 persona u arrestuan në një protestë të organizuar në Londër të enjten në mbrëmje, kundër masave të vendosura për frenimin e pandemisë.
Sipas autoriteteve në kryeqytetin e Anglisë, protesta në Sheshin Trafalgar u zhvillua pavarësisht nga kufizimet e koronavirusit, dhe arrestimet erdhën pasi qytetarët refuzuan të shpërndahen.
“Prioriteti ynë kryesor këtë mbrëmje ka qenë mbajtja e londinezëve të sigurtë. Jemi prej tetë muajsh në këtë pandemi dhe sinqerisht nuk mund të ketë asnjë justifikim për njerëzit që në mënyrë të rrezikshme shkelin rregulloret që janë atje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit,” tha komandanti I policisë, Jane Connors.
Kujtojmë se një bllokim i ri 4-javor ka filluar në Angli. Qytetarëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi ndërsa dyqanet, baret, restorantet, pubet dhe palestrat janë të mbyllura, ndërsa izolimi do të përfundojë më 2 dhjetor.
Më herët, kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se niveli i vdekshmërisë nga pandemia do të jetë dyfish më i lartë gjatë dimrit se ai i regjistruar në valën e parë të infeksionit.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...