Punëtorët e portit në qytetin verilindor të Italisë, Trieste, kanë hyrë në grevë për shkak të ‘green-pass’, ose pasaportës Covid-19.
Italia ka vendosur që të gjithë punëtorët që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit, të pezullohen nga puna, transmeton portal arbresh.info
Ligji ka nxitur protesta në mbarë Italinë.
Qindra protestues kanë bllokuar rrugët në Trieste, madje disa kanë qëndruar ulur dhe nuk kanë pranuar që të lëvizin.
Policia italiane ka përdorur topa uji dhe hedhur gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e protestuesve.
“Liri, liri!” bërtitën protestuesit, shumë prej të cilëve thonë se kërkesa e një karte COVID-19 për të punuar është një shkelje e të drejtave të tyre njerëzore.
Rreth 85 përqind e italianëve mbi moshën 12 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, megjithatë, deri në 3 milionë njerëz janë ende të pavaksinuar. /afp/arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...