Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ka dënuar aktet e dhunshme në protestën e zhvilluar të mërkurën në Uashington, ku protestues shkatërruan dhe dogjën flamujt amerikanë.
Protesta ishte në përgjigje të liderëve amerikanë që ftuan kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të folur në Kongres, shkruan Sky News.
“Dje në Uashington DC, ne pamë akte të neveritshme nga protestuesit jopatriotë, me retorikë të rrezikshme të nxitur nga urrejtja. Unë dënoj çdo individ që lidhet me organizatën brutale terroriste Hamas, e cila është zotuar të asgjësojë shtetin e Izraelit dhe të vrasë hebrenjtë. Grafitet dhe retorika pro-Hamasit janë të neveritshme dhe ne nuk duhet ta tolerojmë atë në kombin tonë. Dënoj djegien e flamurit amerikan, ai flamur është simbol i idealeve tona më të larta si komb. Ai nuk duhet të përdhoset kurrë në atë mënyrë. Unë mbështes të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore, por le të jemi të qartë: Antisemitizmi, urrejtja dhe dhuna e çdo lloji nuk kanë vend në kombin tonë”, u shpreh Harris.
Netanyahu iu drejtua protestuesve gjatë fjalimit të tij në Kongres, duke i etiketuar ata “idiotë të dobishëm të Iranit”.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Amerikës që të përshpejtojë ndihmën ushtarake për Izraelin./abcnews.al
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza