Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë takimit me kryeministrin belg tha se ‘bota është në një pozitë të tmerrshme’ dhe se ‘terrorizmi duhet të mposhtet’.
Megjithatë ai nuk është pritur ngrohtë nga qytetarët e qytetit të cilin dikur ai e quajti ‘një vrimë hekuri’, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 6 mijë protestues kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër Presidentit amerikan, i cili ka arritur në Bruksel për të marrë pjesë në bisedimet e NATO-s.
Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, janë pritur në Pallatin Mbretëror të Brukselit nga Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Matilda, me të cilët diskutuan për 20 minuta.
“Ne do të fitojmë”, i tha Trump kryeministrit belg, Charles Michel, në një bisedë mbi luftën kundër terrorizmit./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...