Policia turke ka ndaluar 61 protestues në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, të cilën kishin dalë për demonstruar mbështetjen e tyre për dy mësues që janë burgosur dy muaj më parë.
CCN Turk raporton se policia ka përdorur llakin e piperit dhe ujin me presion për të shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur në sheshin Kizilay në qendër të Ankarasë, transmeton portali arbresh.info
Disa protestues kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa rreth 61 persona janë arrestuar.
Profesori i letërsisë Nuriye Gulmen, 35 vjeç dhe mësuesi i shkollës fillore Semih Ozakca, 28 vjeç, kanë hyrë në grevë urie pasi humbën punën e tyre sipas një dekreti qeveritar, si pjesë e një spastrimi të zgjeruar të sektorit publik pas përpjekjes për grusht shtet gjatë vitit të kaluar.
Një gjykatë ka urdhëruar paraburgimin e tyre pasi vendosi se protesta e tyre me grevë uria ishte duke u zhvilluar në emër të një grupi të jashtëligjshëm të ekstremit të majtë i njohur si DHKP-C.
Mësuesit thanë se greva e tyre e urisë kishte për qëllim nxjerrjen në pah të gjendjes së rreth 150,000 punonjësve shtetërorë, përfshirë akademikët, shërbyesit civilë, gjyqtarët dhe ushtarët që janë pezulluar ose shkarkuar nga puna e tyre pas grush shtetit.
Autoritetet turke vazhdojnë të fajësojnë klerikun mysliman me bazë në SHBA, Fetullah Gulen dhe mbështetësit e tij për përpjekjen për grusht shtet./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...