Fermerët polakë bllokuan me traktorë autostradat që të çojnë në Varshavë të mërkurën, ndërsa mijëra mbështetës të tyre u mblodhën përpara kryeministrisë duke djegur goma dhe duke hedhur fishekzjarre.
Disa shkelën një flamur të Bashkimit Evropian dhe dogjën një arkivol, ku shkruhej “fermer”. Ata bënë thirrje t’u jepet fund importeve të lira dhe rregulloreve mjedisore që sipas tyre dëmtojnë jetesën e tyre.
Protesta të tilla kanë ndodhur në të gjithë BE-në.
Fermerëve iu bashkuan minatorë, gjuetarë dhe mbështetës të tjerë.
Protesta rriti presionin ndaj qeverisë së kryeministrit Donald Tusk, një ish-president i Këshillit Europian, i cili është fuqimisht pro BE-së dhe kërkon të mbështesë Ukrainën ndërsa lufton kundër Rusisë.
Tusk ka kërkuar të plotësojë kërkesat e fermerëve, duke i quajtur të justifikuara protestat e tyre.
Ai ka thënë se planifikon të propozojë ndryshime në Marrëveshjen e Gjelbër. “Mbrojtja e mjedisit nuk mund dhe nuk duhet të jetë në konflikt me prodhimin e ushqimit,” tha ai këtë javë.
Pritet që protestuesit të mblidhen edhe përpara parlamentit./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...