Pas disa muajsh mbyllje që prej fundit të Janarit, tashmë që në Itali është rihapur tregu i seksit me pagesë nëpër hotele luksoze, bare, restorante, nëpër shtëpi me qira dhe në rrugë, është shtuar rreziku i infektimit me koronavirus.
Alarmi është ngritur në komunën e Modikës pasi një prostitutë peruane rezultoi e infektuar. Kryebashkiaku Abate ju bëri thirrje klientëve të saj që menjëherë të bëjnë tamponin dhe t’u tregojnë bashkëshorteve se mund të jenë të rrezikuara.
“Bëni tamponin dhe menjëherë bëjuni të ditur familjarëve dhe sidomos bashkëshorteve sesa të rrezikuara janë nëse edhe ju rezultoni pozitiv. Dy ose tre klientë në ditë për 10 ditë janë 20-30 persona që mund të kenë kontaktuar virusin dhe të kenë infektuar të tjerët në shtëpi ose në bare.
Dhe për këtë arsye apeli im ka për qëllim të ndërgjegjësojë ata që kanë pasur marrëdhënie me atë grua: shkoni dhe bëni testin. Sepse ekzistojnë dy alternativa tani. E para, është të rrëfeni që keni qenë klientë të saj. Ju rrezikoni të dashurat por edhe bashkëshortet me pasojat të padukshme. Thirrini ndërgjegjies qytetare. Mos lini gjithçka të kalojë në heshtje me rrezikun e përhapjes së infeksionit”.
Prostituta peruane e infektuar u shtrua me simptoma në spitalin në Foligno pasi rezultoi pozitive për Covid-19. Policia bashkiake po heton lëvizjet dhe kontaktet e saj në 15 ditët e fundit rreth një shtëpie të vogël në qendrën historike të qytetit ku ka jetuar e prostituuar.
Në Itali numërohen 120.000 eskorta, 20.000 vajza në masazhe masive erotike dhe 50.000 prostituta në rrugë./lajmiifundit/
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut