Tetë vende evropiane bënë thirrje për një strategji ambicioze për trajtimin e ndryshimeve klimatike, duke kërkuar shpenzimin e çerekut të buxhetit të Bashkimit Evropian për luftimin e tyre.
Deklarata e përbashkët thotë se BE-ja duhet të ndalojë plotësisht emetimin e gazrave serrë deri më 2050 “më së voni”.
Ajo u nënshkrua nga Franca, Belgjika, Danimarka, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia.
Grupi tha se plani i tij “duhet të jetë një shembull për vendet e tjera që duhet ta ndjekin”, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Pozicioni i tetë vendeve është se ndryshimet klimatike kanë “implikime të thella për të ardhmen e njerëzimit” dhe se ndikimet e tyre janë tashmë të dukshme”.
Plani vjen në prag të një samiti të madh të udhëheqësve evropianë, që do të nisë të enjten në Rumani dhe do të ketë në agjendë diskutimet për të ardhmen e Evropës dhe strategjinë e BE-së për pesë vjetët e ardhshëm.
Për momentin, vendet e BE-së duhet të ulin emetimet e gazrave serrë për 20% deri në vitin 2020 dhe 40% deri në vitin 2030.
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët