Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në OKB, Zllatko Lagumxhija njoftoi se propozimi i rezolutës për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis.
Lagumxhija, në një postim në platformën X thotë se pas disa rundeve konsultimesh kjo rezolutë iu dorëzua të gjitha misioneve të përhershme në OKB.
“Pas disa raundeve konsultimesh gjithëpërfshirëse, propozimi përfundimtar i Rezolutës Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë 1995, nga “grupi ndër-rajonal”, i shkoi Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB. Gëzuar Ditën e Majit!” ka shkruar Lagumxhija në X.
Ndryshe, masakra e Srebrenicës , mund të njihet si gjenocid nga Kombet e Bashkuara, gati 30 vjet pas.
Një propozim-rezolutë, e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda, kërkon që 11 korriku të njihet globalisht si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, dhe pritet të dalë në votim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin maj.
Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e cilësoi si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë, ku më shumë se 8.000 burra dhe djem u vranë nga Ushtria e Republikës Sërpska./rtk
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...