Zheljko Mitroviq, drejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv serb Pink, së fundmi ka deklaruar se nuk do të lejojë paraqitjen e “rusofilëve” në emisionet e tyre.
Shumëkujt iu duk sikur performanca e Mitroviqit ishte në të vërtetë një shfaqje dhe një direktivë “nga lart”.
Mitroviq tha se ishte i irrituar nga prania e spiunëve rusë në Serbi dhe kritikoi gazetarët për komentuesit pro-rusë, raporton klix.ba.
Nga ana tjetër, dega ballkanike e kanalit propagandistik rus RT vazhdon të punojë në Serbi, pavarësisht se është përfshirë në paketën e 11-të të sanksioneve evropiane kundër Rusisë më 23 qershor.
Ladies and gentleman, Željko Mitrović… pic.twitter.com/hWIyHbiS9X
— Sibirski tigar (@slobodan_1_svoj) July 3, 2023
RT filloi transmetimin në Serbi në muajin nëntor të vitit 2022, tetë muaj pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Për këtë vendim pritet ende reagimi i autoriteteve serbe. Reklama
“Kam marrë informacion nga burime të besueshme që konfirmojnë se Mitroviqi ka lëshuar udhëzime për të reduktuar raportimin për luftën nga një perspektivë pro-Kremlinit në kanalin Pink. Përveç kësaj, direktiva përfshin reduktimin e paraqitjes së mysafirëve me pikëpamje të tilla”, tha analisti politik serb, Aleksandar Gjokiq.
Kjo mund të lidhet me krizën në Kosovë, në dritën e së cilës është shumë e rëndësishme që autoritetet serbe të negociojnë me Perëndimin. Në këtë drejtim, si dhe me kalimin e afërt të kundërofensivës ukrainase në fazën e dytë, të cilën vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi së fundmi se nuk duan të duken pro-rus.
Sipas Gjokiqit, ka shumë bashkëpunëtorë joformalë rusë në mesin e të majtës dhe të djathtës radikale serbe, të cilët zënë pozita të larta në institucione, universitete dhe media.
Performanca e Mitroviqit është tregues se Vuçiq me siguri ka vendosur të “tërheq këmbëzën”, pra se në këtë moment nuk i shkon për shtat prania e narrativës ruse në vend.
Ka dy motive të mundshme për një vendim të tillë, njëri është se ai dëshiron t’i afrohet qëndrimit të BE-së në lidhje me Kosovën, dhe tjetri është se ka frikë se ndikimi rus mund të forcohet aq shumë sa që edhe ai, me qëndrimin e tij autoritar, nuk do të mund ta ndalonte atë. /Telegrafi
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...