Pronari më i madh privat në SHBA ka rreth 900 mijë hektarë tokë

10:49 | 30 Tetor 2017
arbresh.info

Pronari më i madh privat në SHBA, John Malone i Liberty zotëron dy million acre apo rreth 900 mijë hektarë tokë në Amerikë, transmeton arbresh.info, dhe nëse e përkthejmë në kilometër katrorë i bie të ketë rreth 9 mijë km², gati sa i gjithë territori i Kosovës që ka 10,887 km² .

Malone ia kaloi shokut të madh të medias Ted Turner në vitin 2011 duke marrë vendin e pare, shkruan Lovemoney.

Sot, manjati, i cili është me vlerë 7.2 miliardë dollarë, kontrollon gjurmët e tokës së pyllëzuar në Maine, si dhe fermat në Wyoming, New Mexico dhe Kolorado./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme