Prokurori italian Ambrogio Cartosio ka hapur hetime për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe gjashtë personave të tjerë.
Ata gjetën vdekjen kur jahti luksoz, 56 metra i gjatë, Bayesian, u fundos, si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi të hënën para agimit Portiçelon, pranë Palermos.
Zoti Cartosio, kreu i zyrës së prokurorit publik të Termini Imerese, tha se ndërsa jahti u godit nga një dukuri shumë e papritur meteorologjike, kishte të dhëna “të besueshme” se vdekjet dhe mbytja e anijes, ishin kryer nga pakujdesia.
Deri më tani hetimet nuk kanë në qendër asnjë individ shtoi ai gjatë një konference për shtypin.
Mes personave që humbën jetën ishte dhe vajza 18-vjeçare e zotit Lynch, Hannah. Pesëmbëdhjetë vetë arritën të mbijetojnë, mes tyre bashkëshortja e zotit Lynch, kompania e së cilës zotëront Bayesian, si dhe kapiteni i jahtit.
Do të ishte edhe më e dhimbshme nëse hetimi do të tregonte se ishte shkaktuar “nga veprimeve që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë e gjithësecilit”, tha prokurori Cartosio.
Kapiteni James Cutfield dhe të mbijetuarit e tjerë janë marrë në pyetje këtë javë nga autoritetet. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht se si u mbyt jahti.
Raffaele Cammarano, një tjetër prokuror që foli në të njëjtën konferencë shtypi, tha se kur autoritetet kishin marrë në pyetje zotin Cutfield dhe se ai kishte qenë “jashtëzakonisht bashkëpunues”.
Mbytja e jahtit luksoz ka habitur ekspertët e marinës detare, të cilët thonë se një mjet i tillë si Bayesiani, ndërtuar nga prodhuesi italian i jahteve të nivelit të lartë Perini, duhet t’i kishte rezistuar stuhisë dhe në çdo rast, nuk duhet të ishte fundosur, aq shpejt sa ndodhi.
Nxjerra e anijes nga deti do të ndihmojë hetuesit të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur, por operacioni ka të ngjarë të jetë kompleks dhe i kushtueshëm./VOA/
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...