Prokurori del lakuriq, shkon në market për të blerë birra

19:58 | 12 Shtator 2021
KRG

Një prokuror polak është shkarkuar nga detyra pasi vajti lakuriq na market për të blerë pije alkoolike. Pamjet janë publikuar masivisht në internet.

Prokurori 38-vjeçar është filmuar të enjten duke blerë në qytetin polak Swidnica, ndërsa ishte lakuriq dhe i dehur. Në pamje, prokurori i identifikuar si Maciej W. shihet fillimisht duke ecur  drejt arkës së dyqanit me një kuti me birra të paketuara. Më pas, ai shfaqet duke paguar për alkoolin.

Në foto të tjera të publikuara ai shfaqet duke ecur në rrugë jashtë marketit, në një park. Fotografitë iu dorëzuan portalit lokal të lajmeve në internet Sëidnica24, ku ato janë bërë virale.

Situata u raportua në Stacionin Policor Swidnica Poviat, i cili dërgoi oficerë për të arrestuar personin për turp publik.

Zëdhënësja e policisë Magdalena Ząbek i tha medias lokale se 38-vjeçari u arrestua para se t’i “dorëzohej familjes”.

Maciej thuhet se ishte me pushime në kohën e incidentit, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit Tomasz Orepuk. Lukasz Lapczyński, një zëdhënës tjetër, tha në një deklaratë zyrtare: “Prokurori i zyrës së prokurorit të rrethit në Sëidnica, i cili është subjekt i raportimeve në media, u pezullua menjëherë nga detyrat e tij”. /abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme