Google ADS

Prokurorët turq urdhërojnë arrestimin e 118 të dyshuarve për lidhje me Gulenin

11:10 | 2 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Prokurorët në Turqi lëshuan urdhra arrestimi për 118 persona, kryesisht pjesëtarë të forcave ushtarake dhe të sigurisë, të dyshuar për lidhje me rrjetin për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas një përpjekjeje për grusht shtet më 2016.

Autoritetet kanë shënjestruar në vazhdimësi ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga grushti i dështuar i shtetit në korrik të vitit 2016, kur u vranë 250 njerëz.

Gulen, një ish-aleat i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, ka jetuar në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani që nga viti 1999.

Ai mohon çdo përfshirje në grushtin e shtetit. /Rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme