Prokurorët kanë kërkuar dënim me 25 vjet burgim për kritikun e Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, tha avokatja e tij.
Avokatja Maria Eismont, u tha gazetarëve se kërkesa e prokurorit për dënimin 25-vjeçar erdhi në një seancë të mbyllur më 6 prill. Ajo shtoi se klienti i saj ka humbur 17 kilogramë gjatë qëndrimit në burg.
Ajo tha çështja kundër aktivistit të opozitës ruse për disa akuza, përfshirë tradhtinë, po vazhdon me shpejtësi.
Kara-Murza u arrestua në prill të vitit të kaluar, pasi u kthye në Rusi.
Vladimir Kara-Murza, ish-aleat politik i liderit të ndjerë opozitar rus, Boris Nemstov, pasi humbi vetëdijen dhe u dërgua në spitalin e Moskës, gruaja e tij tha se ai u dërgua në spital me “simptoma të helmimit”.
Sikurse në rastet paraprake, Rusia ka mohuar përfshirjen, duke përmendur mungesën e fakteve.
Kara-Murza beson se të dyja incidentet kanë qenë hakmarrje për aktivizmin e tij politik, duke përfshirë lobimin e tij për Aktin amerikan Magnitsky.
Ky ligj i vitit 2012, parasheh vendosjen e sanksioneve ndaj rusëve për të cilët beson se abuzojnë me të drejta të njeriut.
Ky ligj atëbotë pati zemëruar Kremlinin./REL/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...