Prokurori publik i shtetit verior të Gjermanisë të Schleswig-Holstein ka njoftuar që ka kërkuar ekstradimin e ish presidentit katalanas Carles Puigdemont.
Puigdemont po akuzohet në Spanjë për rebelim dhe keqpërdorimin e fondeve publike, për përfshirjen e tij në referendumin katalanas të tetorit 2017, transmeton portali arbresh.info.
Ish-presidenti ishte duke jetuar në një mërgim të vetëvendosur në Belgjikë dhe ishte në Finlandë më 24 mars, kur Spanja riaktivizoi urdhër-arrestin evropian kundër tij.
Puigdemont u arrestua kur hyri në Gjermani më 25 mars, ndërsa po kthehej në Belgjikë. Që atëherë, ai ka qenë në paraburgim gjerman në pritje të një vendimi mbi ekstradimin që do të merret nga sistemi gjerman i drejtësisë.
Qeveria gjermane tha më 30 mars se nuk do të ndërhynte ose do të vërë veton ndaj ndonjë vendimi gjyqësor për fatin e Puigdemont, pasi që vepra do të konsiderohej një “fyerje ligjore” nga qeveria federale kundër sistemit gjyqësor.
Tani do të jetë në dorën e gjykatës rajonale të vendosë nëse do të japë ose të mohojë kërkesën e prokurorit për ekstradim.
Nëse ekstradohet lideri katalunas përballet me 30 vjet burg./Arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...