Google ADS

Projektligji i Republikanëve do të lë 23 milionë njerëz pa sigurime shëndetësore

23:28 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Rreth 23 milionë njerëz do të humbin sigurimin shëndetësor përgjatë dekadës së ardhshme nën planin e rishikuar të Republikanëve për kujdesin shëndetësor.

Katërmbëdhjetë milionë njerëz do të mbesin të pasiguruar vetëm në vitin 2018, sipas Zyrës për Buxhet Kongresional, transmeton portali arbresh.info.

Analiza gjithashtu tregon se deficitet federale do të bien me 119 miliardë dollarë nga viti 2017-2026 nën propozimin, i cili përkrahet nga presidenti Donald Trump.

Republikanët në Dhomë janë të vendosur të kalojnë projektligjin para vlerësimit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme