Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që çon në Detin e Zi, e kanë shqetësuar Moskën.
Rusët druhen se gjatë një konflikti të mundshëm, kjo do të krijonte një rrugë të re kalimi për luftanijet perëndimore.
Erdogan njoftoi muajin e kaluar se Ankaraja shumë shpejt do të nisë ndërtimin e kanalit të planifikuar të Stambollit, mes Detit të Zi dhe atij të Marmarasë.
Shpresat e presidentit turk janë që nisma ambicioze 25 miliardë dollarëshe të përfundojë brenda 2023-shit, vit ky që shënon 100 vjetorin e Turqisë moderne.
Kanali do t’i lejojë anijet të anashkalojnë një pjesë të rrugës mes Bosforit dhe Dardaneleve që duhet ta përshkojnë aktualisht për të lëvizur mes Detit të Zi dhe Mesdheut.
Ky zhvillim bëri që në Moskë të bien këmbanat e alarmit, pasi Ankaraja e ka hedhur tashmë idenë se anijet të cilat do të përdorin rrugën e re, nuk do të jenë më subjekt i kufizimeve të konventës së Montreux të vitit 1936.
Rusia nuk përjashton gjasat që ndërtimi i kanalit të Stambolli ta inkurajojë Turqinë të heqë dorë krejtësisht nga marrëveshja më shumë se 80-vjeçare, e kjo sipas zyrtarëve rusë mund t’i hapte rrugën NATO-s apo shteteve të tjera kundërshtare me Moskën që të dërgonin në çdo moment luftanijet e tyre në Detin e Zi, e të kërcënonin në këtë mënyrë, sigurinë e saj kombëtare.
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...