Arabia Saudite ka në plan të zbatojë projekte me kapacitet për të pranuar 30 milionë pelegrinë dhe vizita të umreve në Mekë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, në Xhidde u mbajt “Panairi dhe Konferenca e Ndërtimit të Mekës”. Në panair morën pjesë institucione dhe organizata nga sektori publik dhe privat, si dhe përfaqësues nga ministritë dhe institucionet e sigurisë.
Në program, u prezantuan modelet dhe detajet e projekteve përfshirë rindërtimet dhe rregullimi i Mekës për të pranuar kapacitet prej 30 milionë vizitorësh për Umre.
Pjesëmarrësit u shprehën se duhen bërë projekte të tilla, si zgjerimi i rrethinave të Qabes për të rritur vizitorët e Umres dhe kapacitetin e pelegrinazhit në Mekë sidomos rreth haremit, si dhe njoftuan se do të realizohen projekte si përtëritja në zonën e energjisë elektrike, ujit dhe sanitares, rritjes së numrit të hoteleve, dyfishimit të sistemeve hekurudhore dhe zgjerimit të aeroportit në Xhidde.
U theksua se projektet do të realizohen në kuadër të vizionit të Arabisë Saudite për vitin 2030. Ndryshe, në vitet e fundit, Arabia Saudite mund të përballojë rreth 5 milionë vizitorë të Umres dhe rreth 2 milionë pelegrinë./AA/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...