“Marrëveshja bërthamore duhet çuar përpara dhe për këtë duhet vullnet i të gjitha palëve. Në këtë kuadër, Joe Biden është gati të ulet në tryezë me palën iraniane që të flasin për detajet e programit bërthamor”.
Kjo është deklarata më e fundit e bërë nga këshilltari i presidentit, Jake Sullivan.
Ai iu përgjigj kështu kërkesave të Hasan Rouhanit mbi një tryezë të domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit.
Ndryshe, marrëveshja bërthamore, zyrtarisht e njohur si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua në vitin 2015 nga Irani, SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca, Britania, Gjermania dhe BE-ja.
Sipas marrëveshjes, Teherani u lejua të pasurojë uraniumin deri në përqendrim 3,67% dhe në këmbim fuqitë botërore ranë dakord të heqin sanksionet e tyre ekonomike kundër Iranit.
Megjithatë, SHBA-ja, nën drejtimin e ish-presidentit Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e vitit 2018 dhe vendosi përsëri sanksione mbi Iranin, duke bërë që Teherani të ndalojë së përmbushuri marrëveshjen bërthamore.
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit