Google ADS

Programet për spiunim sajber të CIA-s janë gjetur në 16 shtete

22:20 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Programet e CIA-s për spiunazh sajber, për të cilat Vikiliks publikoi të dhënat në muajin mars, janë të ndërlidhura me 40 operacione spiunimi në 16 shtete.

Ky është vlerësimi i parë i operacioneve globale të hakerëve të CIA-s, ka bërë të ditur kompania për siguri të kompjuterëve “Simantec”.

Programet, të cilat përmenden në të dhënat që Vikiliks kohë më parë i publikoi, janë të ndërlidhura me infiltrimin elektronik ndërkombëtar të organizatave financiare, energjetike dhe aero-kozmike në gjithë botën, njoftoi kompania me seli në Kaliforni, transmeton AP.

Sikurse shumë firma të sigurisë, “Simantec” deri te të dhënat vjen me ndërmjetësimin e klientëve të saj, por nuk ka ofruar më shumë detaje për të spekuluar për identitetin e personit ose organizatës, që janë përfshirë.

“Kur bëhet fjalë për rajone, Lindja e Afërt është më i zakonshmi në mesin e shteteve që ishin në shënjestër”, tha hulumtuesi Dick O’Brayan.

Kur Vikiliks nisi të publikojë të dhënat për programet për spiunim sajber në fillim të marsit, shpjegoi se si këto programe janë marrë nga Qendra për inteligjencë sajber të CIA-s.

Qeveria amerikane pas kësaj e pranoi publikisht, ndërsa një javë më vonë presidenti Donald Trump tha në televizion: “Vetëm dua që njerëzit ta dinë se CIA është hakuar dhe janë marrë shumë nga këto”, përkujton agjencia amerikane e lajmeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme