Dritat janë duke shkëlqyer mbi sallën e hapjes së tubimit të Kamala Harris dhe Tim Walz, kandiadati për postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara. Walz ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. CNN sjell një profil të njeriut që ka arritur disa suksese gjatë karrierës së tij.
“Nuk mund të isha më krenar se sa në këtë skenë.”
Përpara se të pranonte ofertën e Harris për zëvendëspresident, Walz ishte mësues gjeografie në një shkollë publike dhe trajner futbolli.
“Mësuesit për gjeografi të shkollës së mesme nuk para e mendojnë këtë fakt. Është krenuese, është një privilegj është surreale”.
E kaluara e tij përfshin më shumë se dy dekatë shërbimi në ushtri, përfshi edhe një mision përtej kontinentit amerikan pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA. Ëalz shërbeu në Kongresin Amerikan për 12 vitë, duke përfaqësuar një district rural i cili ka votuar dy herë për Donald Trump. Në vitin 2006, ai fitoi garën e parë presidenciale.
“Ata më pëlqejnë mua, me besojnë mua. Ata thonë, Tim mendoj se po përpiqesh ta bësh mirë.”
Mandati i tij i parë si guvernator përfshinte edhe traziart që prekën Minestoan si pasojë e vdekjes së afr-amerikanit, George Floyd. Republikanët fajësuarn përgjigjen e liderëve demokrat për këtë çështje.
“Në ditët e fundit, kombi ynë është kapur nga anarkistët profesionist, turmat e dhunshme, vrasësit, kirminlët dhe ANTIFA dhe të tjerët. Një numër shtetesh dhe qeverish lokale kanë dështuar në marrjen e masave për të ruajtur residentët e tyre,” deklaroi Donald Trump, ish-President i SHBA.
Pas disa ditësh dhune, Walz foli në emër të të gjithë policisë së Minesotës.
“Le të jemi të qartë: Situata në Mineapolis nuk vjen si shkak i vrasjes së George Floyd. Ka të bëjë me godidjen e shoqërisë civile, duke instaluar frikën dhe shkatërrimin për qytetet tona të mëdha.”
Rrekordet e tij pozitive si kodifikimi i të drejtës së abortit, mbrojtja për personat transgjinorë, dhe implementimi për mëngjesin falas në shkolla, e bëjnë atë lider potencial më afër të majtës por edhe një target për republikanët.
“Çfarë monster. Fëmijët po hanë në mënyrë që të mëosjnë, dhe gratë po vendosin vetë për shëndetin e tyre dhe kujdesin.”
Më herët këtë vit, Harris ishte në Minesota dhe vizitoi qendrën për abort së bashku me Walz, e cila pati një ndikim të madh në vendimin e saj për të zgjiedhur Tim Walz si kandidatin për zëvendëspresident.
“Ti ke qenë një mik i madh dhe këshilltar për Presidentin dhe mua dhe të falenderoj për të gjithë këtë.”/A2CNN
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...