Pak e mendonin të qëndronte në sipërfaqe të ujit kur ai hyri në qeveri në moshën 24 vjeç. Shumë i ri, shumë pa përvojë. Kancelari i ardhshëm austriak dhe lideri më i ri në botë, në moshën 31 vjeç, nxit tashmë pritshmëri të mëdha.
“Wunderwuzzi” (fëmijë i talentuar) i politikës austriake pritet të dekretohet të hënën në krye të një koalicioni qeveritar i formuar nga partia e tij kristian-demokrate (OVP) me forcën politike të ekstremit të djathtë FPO.
“Në radhë të parë duam të përmirësojmë sigurinë në vendin tonë, përfshirë luftën ndaj imigracionit të paligjshëm”, u shpreh sot ai që dukshëm ashpërsoi linjën e partisë së tij për çështjen migratore.
Me shumë mundim pas dhjetë vitesh të shënuara si partner i pakicës në koalicionin e së majtës, OVP shtylla e politikës austriake prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, iu ofrua në pranverë këtij djaloshi të ri me fytyrë adoleshenti dhe me një popullaritet të pazakontë.
Me flokë të krehura mbrapa dhe me ton zëri gjithnjë të qetë, Kurz i dha fund menjëherë më pas koalicionit të formuar me social-demokratët e kancelarit, Christian Kern, duke shkaktuar zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit ku ai doli fitues.
“Kurzmania” është ilustruar përgjatë fushatës nga entuziasmi që shoqëronte takimet elektorale dhe seancat e gjatë të fotove selfie me aktivistë të të gjitha moshave. Disa përshëndetën mënyrën “tërheqëse për të trajtuar gjërat”, të tjerë “qetësinë dhe disiplinën e tij”.
I vështirë për t’u konturuar
Për një Austri të begatë por të pasigurt nga kriza migratore, lideri i ri me një komunikim mjeshtërisht të rafinuar ofroi një fjalim të ashpër për imigracionin të kombinuar me një imazh të modernitetit, duke ia dalë me sukses për të mishëruar rikthimin ndërsa ishte anëtar i koalicionit të mëparshëm për gjashtë vite.
Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, kreu i FPÖ Heinz-Christian Strache, që pritet të emërohet zëvendëskancelar, e akuzoi për “plagjiaturë” të programit të tij. Por piketat ishin hedhur tashmë për krijimin e një aleance pas zgjedhjeve mes dy politikanëve.
I lindur më 2 gusht 1986 në Vjenë, djali i një inxhinieri dhe i një mësuese, Sebastian Kurz ka tashmë përpara një karrierë të gjatë politike.
Ish-kreu i organizatës së fuqishme rinore të ÖVP u emërua sekretar Shteti në moshën 24 vjeç, madje edhe përpara se të përfundonte fakultetin e drejtësisë. Që nga viti 2013, ai u bë ministri më i ri i Punëve të Jashtme të Evropës.
I parë me skepticizëm në fillimet e tij, ai skaliti siluetën e një burri shteti duke u krahasuar me homologët e mëdhenj ndërkombëtarë, veçanërisht gjatë negociatave për bërthamoren iraniane në Vjenë në 2015.
Ai u rendit, në vjeshtën e 2015, në një nga udhëheqësit e parë evropianë që kritikoi politikën migratore me dyer të hapura të kancelares gjermane, Angela Merkel. Ai përbuzi po aq Turqinë, duke e etiketuar veten si një nga arkitektët kryesorë të mbylljes së korridorit të Ballkanit për migrantët disa muaj më vonë.
Funkionet e tij politike dhe administrative të avantazhuara i mundësuan gjithashtu shmangien e detyrës së vështirë të qeverisjes së përditshme, sipas zërave kritikë. Ai spikat për një personalitet që është “vështirë për tu përkufizuar”, sipas së përditshmes Profil. /AFP-ATSH/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen