Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se ia ka shitur një kompanie kundërthënëse amerikane fragmentet e një bible të vjetër. Kjo kompani ka qenë e përfshirë në disa skandale të profilit të lartë për shkak të blerjeve të artefakteve biblike.
Dirk Obbink, një nga profesorët më të njohur të artefakteve, është akuzuar nga stafi i një projekti të Oksfordit, të quajtur “Oxyrhynchus Papyri”.
Ai akuzohet për shitje të disa fragmenteve antike te një dyqan zinxhiror amerikan, i quajtur “Hobby Lobby”. Kjo shitje dyshohet se është bërë pa leje. Pronarët e kësaj kompanie janë themelues të Muzeut të Biblës në vitin 2017, i cili vlerësohet se e ka vlerën e 400 milionë dollarëve.
Në një deklaratë të publikuar nga Shoqata Egjiptiane e Kërkimeve, e cila e menaxhon projektin “Papyri”, është informuar nga Muzeu i Biblës se profesori Obbink ia ka shitur 11 fragmente të Biblës në dy grupe në vitin 2010.
Ligjëruesi i letërsisë greke dhe papirologjisë më parë i ka mohuar disa akuza, duke thënë se akuza që ai e ka shitur një fragment të kapitullit të parë nuk është e vërtetë.
Familja Greeen, e cila është pronare e Muzeut të Biblës, i ka mbledhur disa nga koleksionet e biblave më të vjetra në botë, të cilat mund të shihen nga vizitorët në këtë muze, shkruan “The Guardian”/Express
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike