Helmuth Nyborg, një profesor 82-vjeçar danez i psikologjisë, i njohur për hulumtimin e tij mbi dallimet racore në inteligjencën.
Ai është kritik ndaj migracionit jashtë shtetit, të cilin ai beson se do të ketë një efekt të dëmshëm në nivelet mesatare të inteligjencës në Danimarkë, transmeton portali arbresh.info.
Partia daneze kundër emigracionit, Stram Kurs (“Linja radikale”), e cila identifikon veten si një grup “utilitarësh etno-nacionalistë”, ka paraqitur profesorin e psikologjisë Helmuth Nyborg si një nga kandidatët e saj kryesorë.
Në një film të paraqitur në faqen e internetit të TV2, Nyborg ka argumentuar se Islami është një “sistem totalitar i rrezikshëm” në të njëjtin nivel me socializmin dhe nazizmin dhe paralajmëroi se po merr përsipër Danimarkën.
“Fëmijëria ime është shkatërruar nga nazizmi. Kamë mësuar të distancohem nga sistemet totalitare. Kur u interesova për demografinë, parashikimin e popullsisë dhe zhvillimit, zbulova që Danimarka është duke u marrë nga një sistem tjetër totalitar. Që quhet Islam”, tha Nyborg.
“Në vitin 1966 <…> hyra në universitet dhe hyra në mjedisin marksist, atje mësova se socializmi ishte totalitar, si nazizmi, dhe gjithashtu duhej të distancohesha nga ajo gjithashtu”, shpjegoi Nyborg në fjalimin e tij.
Në faqen e Facebook të TV2, fjalimi i Nyborg u përball me reagime të përziera. Disa kanë akuzuar profesorin për mbajtjen e pikëpamjeve “fashiste”, ndërsa të tjerë kanë pasur një tjetër pikëpamje kundërthënëse./Arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...