Google ADS

Profecia e Bin Laden në 2010: Joe Biden do ta çojë SHBA drejt katastrofës!

23:44 | 21 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Osama Bin Laden, thotë New York Post, e kishte paralajmëruar një herë grupin e tij terrorist të Al Kaedës që të mos e shënjestronte Joe Bidenin, sepse ndante bindjen që ai do të trashëgonte presidencën po t`i ndodhte gjë Barack Obamës dhe se ishte njeri që “do t`i çonte drejt krizës Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Gazeta e njohur citon letrën e majit 2010, ku arkitekti i sulmeve të 11 shtatorit urdhëronte të mos organizohej asnjë komplot ndaj Bidenit, të cilin e përshkruante si “krejtësisht të papërgatitur për të udhëhequr SHBA-në”.

Në vend të kësaj, Bin Laden i nxiste ndjekësit e tij të fokusoheshin tek ish presidentit i atëhershëm, Obama. Ai e përshkruante si prioritet kryesor shënjestrimin e avionëve me të cilët udhëtonte Barack Obama dhe ish drejtori i CIA-s, David Petraeus. “ Mos u merrni me zv/presidentin Biden. Grupi të fokusohet tek Obama ose Petraeus,” theksohej në letër.

“Nëse i ndodh Obamës, presidencën do ta marrë Bideni. Ai është totalisht i papërgatitur për atë post e do ta çojë Amerikën në krizë”, vazhdonte Bin Laden. Letra u gjet në mesin e dokumenteve të zbuluara në shtëpinë ku fshihej në Pakistan terroristi dikur më i kërkuar i botës, pas vrasjes së tij nga forcat amerikane gjatë operacionit blic të 2 majit 2011./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme