Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.
Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) thotë se prodhimi u rrit rreth 31 për qind nga viti në vit në rreth 1,400 ton, të kultivuar në 171,000 hektarë.
Sipas BBC, agjencia paralajmëroi se prodhimi mund të dëmtojë përpjekjet e fundit të ndërtimit të paqes.
Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës, shumica e së cilës përfundon në SHBA, që ka edhe numrin më të madh të konsumatorëve në botë.
Gloria María Borrero Restrepo,ministrja e drejtësisë në Kolumbi, thuhet se i konsideroi të dhënat “me të vërtetë shumë shqetësuese”.
Sipas raportit të UNODC, sipërfaqja e prodhimit të kokas, bima nga e cila prodhohet kokaina, në Kolumbi vitin e kaluar ishte niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke u rritur me 25,000 hektarë nga 2016.
Sipërfaqja e përgjithshme e tokës ku kultivohet koka ishte rreth 17 për qind më e madhe në 2017 krahasuar me vitin 2016.
Raporti tha se prodhimi i mundshëm i kokainës kishte një vlerë prej 2.7 miliard dollarë në tregun lokal.
OKB tha se rajoni në kufi me oqeanin Paqësor në Kolumbi ishte kultivuar më intensivisht.
Shteti i Narinos në kufi me Ekuadorin ka më shumë tokë bujqësore të dedikuar për bimën koka sesa gjithë Peruja, e cila është një prodhues tjetër i madh.
80 përqind e kokas është rritur në të njëjtën zonë gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa të korrat prodhojmë 33 për qind më shumë gjethe të kokas, sesa në vitin 2012.
Vendi ka luftuar për vite me radhë kundër prodhimit të kokainës, me SHBA që siguron rreth 400 milion dollarë në vit për të ndihmuar në luftën kundër drogës në Kolumbi.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq