Google ADS

“Procesi i gjykimit për vrasjen e Khashoggit nuk ka qenë transparent”

18:42 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Qeveria e Gjermanisë tha se procesi i gjykimit për vrasjen e Jamal Khashoggit që zhvillohet në gjykatën penale në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, nuk “është zhvilluar në mënyrë transparente”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Adebahr në një konferencë për media në pyetjen e AA-së ka bërë të ditur se gjykimin në Arabinë Saudite për vrasjen e Kahshoggit nuk kanë mundur ta ndjekin dhe se nuk kanë informacione rreth personave të dënuar. “Procesi i gjykimit nuk ka qenë transparent. Ka ende pyetje të cilat duhet të shpjegohen dhe të marrin përgjigje”, tha Adebahr.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se edhe në Turqi ka një gjykim lidhur me vrasjen e Khashoggit, ajo theksoi se po ndjekin nga afër procesin dhe se presin zbardhjen e ngjarjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Adebahr tha se e kanë mirëpritur mos dhënien e dënimit me vdekje për shkak se Gjermania është kundër dënimit me vdekje.

Vendimi në Arabinë Saudite për gjykimin lidhur me vrasjen e Khashoggit

Sipas agejncisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, më 7 shtator Kryeprokuroria njoftoi shpalljen e dënimit përfundimtar rreth 8 të akuzuarve që gjykohen për vrasjen e Khashoggit.

Sipas kësaj, Gjykata penale e Rijadit ndaj 5 personave dha dënimin me 20 vjet burg ndërsa 2 të tjerë morën dënime me nga 7 vite burg dhe një person u dënua me 10 vjet burg.

Në deklaratë thuhej se me dënimin në fjalë u mbylll edhe dosja gjyqësore publike pasi të afërmit e të ndjerit hoqën dorë nga të drejtat e tyre personale gjyqësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme