Një avion Boeing 777 i kompanisë “Rossiya Air” bëri një ulje të detyruar në aeroportin e Moskës pas disa problemeve që pilotët konstatuan në një nga motorët e tij.
Lajmi u dha nga kompania e cila bën me dije se avioni kargo ishte nisur nga Hong-Kongu dhe kishte destinacion Madridin në Spanjë.
Javët e fundit, avionët e Boeing kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të shfaqura shpesh në motorët e modelit 777.
Administrata Federale e Aviacionit ka vendosur një gjobë 6.6 milionë ndaj kompanisë ndërtuese të avionëve për motive që lidhen me sigurinë e mjeteve të saj të transportit ajror. Sipas FAA, Boeing ka ushtruar presion ndaj inspektorëve në një impiant në Karolinën e Jugut për çështjen e kontrollit të avionëve Boeing 787 ”Dreamliner” në shkurt të vitit 2020.
Vetëm disa ditë më parë, industria aeronautike amerikane vendosi të pezullojë përkohësisht fluturimet e 128 avionëve Boeing 777 me motorë “Pratt & Whitney PW4000-112” pasi një incident i rëndë u regjistrua në Kolorado, ku një avion i këtij tipi bëri ulje të detyruar për shkak të zjarrit që përfshiu motorin./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...