Ministri i Brendshёm i Gjermanisë, Thomas de Maizière, po kёrkon nё Parlament qё tё miratohet njё projektligj i diskutueshёm, i cili parashikon mё shumё dёbime të refugjatёve dhe kontrolle mё tё ashpra tё personave tё ashtuquajtur të „rrezikshëm”.
Opozita ёshtё kundёr kёsaj nisme ligjore.
“Paketa ligjore e debatuar nё leximin e parё nё parlament pёr ashpёrsimin e rregullave tё azilit dhe pёr ndihmat pёr ata qё kthehen vulnetarisht ёshtё njё „kontribut i rёndёsishёm”, tha politikani kristiandemokrat.
Siç raporton dw, kёtё paketё masash koalicioni qeverisёs gjerman e konceptoi pas sulmit nё tregun e Krishtlindjeve qё ndodhi në dhjetor nё Berlin, si pasojё e tё cilit gjetёn vdekjen dymbёdhjetё vetё.
Atentatori me prejardhje nga Tunizia, Anis Amri, paraprakisht kishte rёnё nё sy tё autoriteteve si i rrezikshëm, por atё nuk e kishin dёbuar. Si arsye pёr kёtё u pёrmend mungesa e dokumenteve.
Me ashpёrsimin e ligjeve synohet tё zbatohet mё mirё detyrimi pёr largim i azilkёrkuesve tё refuzuar. Perosnat e rrezikshëm qё janё detyruar tё largohen nga Gjermania mund tё mbikëqyren me ndihmёn e prangёs elektronike nё kёmbё ose nё dallim deri mё sot, mund tё mbahen mё gjatё nё arrest.
Pёr tё huajt qё fshehin identitetin e tyre ose e refuzojnё kthimin, duhet tё kufizohet e drejta e qëndrimit. Pёr pёrcaktimin e identitetit Zyra Federale pёr Migracionin dhe Refugjatёt (BAMF) duhet tё lejohet tё pёrgjojë edhe telefonat mobilë. Po ashtu, duhet tё zgjatet koha e qëndrimit tё refugjatёve nё pikat e pranimit fillestar.
De Maiziere theksoi se zbatimi i rregullores pёr kthimin e azilkёrkesve tё refuzuar ёshtё njё parakusht i rёndёsishёm pёr pranimin e kёtij ligji.
Opozita i konsideron tё ekzagjeruara planet e qeverisё. “Njё dyshim kolektiv ndaj tё arratisurve”, nuk ёshtё konform shtetit tё sё drejtёs dhe ёshtё jodinjitoz”, tha Luise Amts nga Partia ekologjke.
Sipas tё dhёnave tё ministrit de Maizièr, vitin e kaluar janё kthyer rreth 25.000 azilkёrkues tё refuzuar nga Gjermania pёr nё atdheun e tyre. Kёtyre u shtohen edhe 55.000 tё kthyer vullnetarisht. Kjo shёnon njё rritje me 40% krahasuar me vitin 2015. Por, sipas ministrit tё Brendshёm, duhet tё kthehen edhe mё shumё. Deri nё fund tё janarit 2017 nё Gjermani jetonin rreth 213.000 azilkёrkues tё refuzuar, qё e kanё tё detyrueshёm largimin nga vendi.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...